Të gjithë ne duam një jetë të shëndetshme, me sa më pak probleme të jetë e mundur. Por në jetën tonë të përditshme, për fat të keq ndeshemi me probleme shëndetësore dhe shpesh pyesim veten pse po ndodhin dhe cili është shkaku i tyre i vërtetë. Përmes kësaj metode të re të testimit kemi zbuluar se shumë sëmundje janë rezultat i çekuilibrimit të mineraleve në trupin tonë. Këtu mund të përmendim disa prej tyre siç janë: Lodhja e adrenalinës, çrregullimet e tiroides, çekuilibrimi hormonal, çrregullimet e humorit, ankthi, depresioni, pagjumësia, sistemi imunitar, humbja e oreksit etj. Prandaj mund të themi se një gjendje e ekuilibruar mineralesh do të ndihmonte trupin tonë të rritej, zhvillohej dhe qëndronte i shëndetshëm.
Çfarë kuptojmë me programin e balancimit të mineraleve?
Kjo metodë testimi ka qenë përdorur për të paktën 100 vjet në mbarë botën. Nutritional Balancing është një program që shëron shumë sëmundje në mënyrë natyrale.
Nutritional Balancing është një sistem shërimi, i cili i ka ndërtuar themelet e tij duke u bazuar mbi teorinë e shkencës mjekësore Perëndimore, plus shumë parime të shkencës shëruese Lindore.
Krijuesi, Dr. Paul Eck, ishte një mjek shumë i talentuar, i cili filloi të hulumtonte mbi ushqimin dhe shëndetin. Ai ia kushtoi një periudhë të gjatë të jetës së tij njohurisë, kërkimeve dhe eksperimenteve të shumta lidhur me teorinë e sëmundjes së stresit, shtypjen metabolike, biodisponueshmërinë e mineraleve dhe shumë më tepër, bazuar në rezultatet e eksperimentimit me analizën e mineraleve të flokëve.
Dr. Paul Eck zbuloi mënyrat themelore për ta shëruar tërë sistemin, që është e vetmja mënyrë e shërimit të trupit në nivelin më të thellë të mundshëm. Përmes kësaj shkence të re, ai arriti një mënyrë për të balancuar kiminë e trupit në mënyrë korrekte dhe të vazhdueshme, duke lejuar trupin të rindërtojë ngadalë dhe të rivendosë sistemet e tij të enzimave.
Çfarë është një analizë minerale në indet e flokut?
Testi mineral i flokëve është një lloj testi i ngjashëm me një biopsi që jep një përshkrim të brendshëm të qelizave të trupit. Përmbajtja e mineraleve në flokë pasqyron nivelin e mineraleve të indeve të trupit. Nëse ekziston një mangësi ose tepricë e mineraleve në flokë, kjo zakonisht tregon një mungesë ose tepricë të mineraleve brenda trupit, ose disponueshmërinë biologjike.
Çfarë testohet me anë të kësaj analize?
Tri grupet e elementëve që testohen me anë të kësaj analize janë:
1. Makromineralet (këto përfshin kalcium, magnez, natrium, kalium, fosfor, squfur)
2. Mineralet e lehta (këto përfshin hekur, zink, bakër, mangan, selenium, krom, kobalt, molibdenium, litium dhe të tjera)
3. Mineralet toksike (këto përfshijnë plumb, merkur, kadmium, arsenik, alumin dhe nikel)
Një analizë mineralesh e testit të flokëve mund të sigurojë informacionet përkatëse në lidhje me shkallën tuaj metabolike, nivelet e energjisë, tolerancën e sheqerit dhe të karbohidrateve, fazën e stresit, sistemin imunitar dhe aktivitetin e gjëndrave etj.
1. Shkalla metabolike: Metabolizmi është një kombinim i proceseve biokimike që trupi juaj përdor për ta kthyer ushqimin në energji. Këto procese metabolike përfshijnë frymëmarrjen, ushqimin dhe tretjen e ushqimit, shpërndarjen e lëndëve ushqyese në qelizat tuaja nëpërmjet gjakut, përdorimin e energjisë nga muskujt, nervat dhe qelizat, dhe përfundimisht eliminimin e produkteve të mbeturinave nga trupi juaj.
2. Zbulimi i metaleve toksike: Metalet toksike janë të pashmangshme në mjedisin ku jetojmë, por ne gjithashtu konsumojmë metale toksike përmes burimeve të caktuara të ushqimit dhe pijeve. Stresi i shpeshtë dhe pamjaftueshmëria adrenale gjithashtu na bën më të ndjeshëm ndaj grumbullimit të metaleve toksike dhe dëmton procesin e metaleve toksike të tyre.
3. Toksiciteti i bakrit: (i drejtpërdrejtë ose i fshehur) – bakri është minerali më i zakonshëm për t’u gjetur me tepricë, për shkak të mënyrës se si ndërtohet në trup nga stresi kronik. Bakri është një mineral thelbësor dhe, kur është në sasi të ekuilibruar në trup, nuk krijon asnjë problem shëndetësor, por kur ka sasi të tepërt në trup, bakri kthehet në formë toksike (bakër toksik). Ky çekuilibrim mineral shoqërohet me shumë simptoma dhe gjendje të shëndetit mendor, sepse ai ka një ndikim të madh në kiminë e trurit dhe funksionin e neurotransmetuesit.
4. Lodhja e adrenalinës: Gjëndrat mbiveshkore janë dy gjëndra të vogla që ndodhen sipër veshkave. Lodhja e adrenalinës është një problem i madh që prek njerëzit pa e kuptuar fare atë. Gjëndrat e adrenalinës janë organet e reagimit ndaj stresit dhe njerëzit në ditët moderne përjetojnë një stres të përsëritshëm ditor, i cili ka një ndikim të madh në organet mbiveshkore. Lodhja e adrenalinës shoqërohet me shumë gjendje shëndetësore mendore dhe fizike. Testi mineral i flokëve është i aftë të analizojë nivelet e mjaftueshmërisë adrenale nga leximet e caktuara të mineraleve dhe leximeve të raporteve midis mineraleve.
5. Funksionimi i tiroides, metabolizmit dhe ndjeshmërisë së glukozës, aktiviteti i sistemit imunitar, niveli i stresit të mëlçisë dhe veshkave, gjendja autonome (funksioni i sistemit simpatik / sistemit parasimpatik), sinteza e proteinave, aftësitë tretëse dhe përgjigjet inflamatore/inflamacioni.
6. Vlerësimi i sistemit nervor autonom: Një test mineral i flokëve, i kryer siç duhet, mund ta vlerësojë korrigjimin e aktivitetit të sistemit nervor autonom. Problemet me këtë sistem nervor janë shumë të përhapura sot, dhe mund të shkaktojnë qindra simptoma duke filluar nga shqetësimi i tretjes dhe pamundësia për të eliminuar metalet toksike, shqetësimet për të fjetur, probleme të sheqerit në gjak etj.
7. Vlerësimi psikologjik/emocional: Një nga përdorimet më interesante të analizës së mineraleve të flokëve është vlerësimi i shkaqeve për gjendje të tilla emocionale si; depresioni, ankthi, ataku i panikut, humbja e përqëndrimit/vëmendjes, çrregullimi bipolar, mjegullimi i trurit, demenca, skizofrenia, autizmi etj.
8. Sistemi imunitar është një sistem mbrojtës dhe pritës që përfshin shumë struktura dhe procese biologjike brenda një organizmi që mbron nga sëmundjet trupin tonë. Proceset e sistemit imunitar janë të ndryshme duke filluar nga ruajtja e një niveli të shëndetshëm të rruazave të bardha të gjakut, traktit tretës, membranës qelizore, lëndëve ushqyese antioksiduese dhe ekuilibrit autonom. Një test i mineraleve në flokë na jep një informacion të rëndësishëm në lidhje me aktivitetin e sistemit tonë imunitar me anë të raportit zink/bakër dhe natrium/ kalium. Kur funksionon siç duhet, sistemi imunitar identifikon një shumëllojshmëri të kërcënimeve, duke përfshirë viruset, bakteret dhe parazitët dhe i dallon ato nga indet e vetë trupit të shëndoshë.
Rëndësia e mineraleve dhe roli i tyre në trupin tonë:
Mineralet përfshihen në pothuajse çdo proces metabolik në trupin tonë – që do të thotë se ato janë absolutisht të domosdoshme për rritjen dhe zhvillimin. Mineralet janë thelbësore për trupin e njeriut, por ndryshe nga vitaminat, mineralet nuk mund të prodhohen nga trupi dhe duhet të merren nga jashtë përmes ushqimit tonë. Në organizmat e gjallë, mineralet funksionojnë si bashkë-enzima dhe katalizatorë, të cilat i mundësojnë trupit të kryejë funksionet natyrore siç janë prodhimi i energjisë, rritja, rigjenerimi dhe zhvillimi. Gjithashtu ato e ndihmojnë trupin tuaj të rritet, zhvillohet dhe të mbetet i shëndetshëm. Trupi i përdor mineralet për të kryer shumë funksione të ndryshme që nga ndërtimi i kockave të forta deri te transmetimi i impulseve nervore. Disa minerale madje përdoren për të prodhuar hormone ose për ta ruajtur një rrahje normale të zemrës.
Pse analiza e flokëve është kaq e rëndësishme krahasuar me testet e tjera në gjak, urinë etj.? Ndërsa testet e gjakut gjithmonë do të jenë të vlefshme në përcaktimin e një numri parametrash, ato nuk janë në gjendje të japin informacionin që dikush mund të marrë nga një Analizë e Mineraleve të Flokëve. Arsyet për këtë janë:
• Nivelet e mineraleve në gjak janë dhjetë herë më pak sesa janë në inde, duke e bërë më të vështirë matjen e tyre.
• Trupi ruan nivelin e gjakut brenda parametrave shumë të ngushtë duke e realizuar këtë gjë në kurriz të shëndetit qelizor. Kjo do të thotë që problemet nuk do të shfaqen në gjak, derisa ta kenë arritur një fazë kritike të zhvillimit. Kjo gjë mund të merrte disa vite me radhë, ndërsa me anë të një testi floku ky problem nuk do të qëndronte i fshehur për një kohë të gjatë por do të zbulohej dhe do të trajtohej.
Analiza e flokut ndihmon jo vetëm në zbulimin dhe në trajtimin e një sëmundjeje, por, mbi të gjitha, në PARANDALIMIN e saj. Duke theksuar trajtimin sa më të hershëm te çdo sëmundje në organizmin tonë.
• Metalet toksike janë më të lehta për t’u zbuluar në flokë sesa në gjak. Ato nuk gjenden në përqendrime të larta në gjak, përveç rastit nëse testi kryhet menjëherë pas një ekspozimi akut. Shumica e metaleve toksike grumbullohen në indet e buta, përfshirë flokët, pasi trupi punon për t’i transferuar ato në vendet ku do të bëjnë më pak dëme. Por trupi punon për t’i transferuar ato në vendet ku do të shkaktonin më pak dëme.
Testi i Urinës: Çfarë e bën të ndryshëm një test floku nga ai i urinës?
Ndërsa me anë të Testit në Urinë ne masim sasinë e mineraleve që trupi ynë i nxjerr jashtë përmes procesit të urinimit (pra kemi një humbje të mineraleve) që do të ndikonte në rezultatet e një analize. Me anë të testit të flokut ne analizojmë sasinë e mineraleve që përthithet ose depozitohet nga indet e flokut dhe nuk kemi humbje të këtyre mineraleve nga trupi.
Kush ka nevojë për një analizë floku?
Çdo person që është i sëmurë dhe nuk mund të gjejë asnjë shpjegim për gjendjen në të cilën ndodhet, ose kur duket se problemi i tij tashmë është zbuluar, por terapia nuk është plotësisht efektive. Analiza e flokëve na jep një pamje krejt të re për shpjegimin e problemit tuaj duke njohur individualitetin tuaj biokimik dhe duke zbuluar origjinën e shumë sëmundjeve të shfaqura në trupin tonë si psh.
Ankth, depresion, çrregullime emocionale, pagjumësi, hiperaktivitet, autizëm, hipohiperglicemia, tensioni i lartë/ulët në gjak, rënien e flokut, Sëmundjet e Tiroidës, diabetit, aneminë, çrregullimet në sistemin e tretjes, gastro-intestinal, sëmundjet Kardiovaskulare, çrregullimet muskulo-skeletore, problemet me lëkurën, alergjitë, artritet etj.