Ligji i tërheqjes është një sekret.
Mendimet e tua ndërtojnë një formë energjie që vibron me një shpejtësi të caktuar në varësi të nivelit të intensitetit emocional që shoqëron mendimin. Miqtë e tu, familja jote, lidhjet e tua, puna jote, problemet e tua, si dhe mundësitë që i ke tërhequr drejt vetës në formën tënde të menduarit i ke sjelle vet me mënyrën e të menduarit tënd.
Ligji i tërheqjes vepron në të gjitha pjesët, dhe në çdo moment. Mund të kesh më shumë, të jesh më shumë dhe të bësh më shumë sepse mund të ndryshosh edhe si person duke ndryshuar mendimet nga ato negative ne ato pozitive. Pra ne vend se te thuash apo te fokusoheni ne ate qe nuk e keni kthejeni fokusin dhe mendimet tek ato gjera qe i keni dhe falemderohuni per ato qe i keni dhe per ato gjerat qe doni ti keni.
Për një person të lumtur që shfrytëzon ligjin e tërheqjes në një mënyrë pozitive thuhet nga të tjerët se ka fat, por e verteta esht se ky person i ka mendimet pozitive e shef te ardhmen e tij dhe e vizualizon ate ashtu sic deshiron dhe keshtu ndjenja e lumturise nuk do te mungoje. Kjo është një mënyrë tjetër që tentohet të shpjegohet lidhur me atë se pse kaq gjëra të mira i sjellë jeta një personi të caktuar. 4 persona të famshëm dhe storiet e tyre për Ligjin e Tërheqjes
Jim Carrey
Në fillim të të 90-tave, Carrey ishte vetëm një aktor i panjohur i cili luftonte të mbijetonte edhe një ditë më shumë. Për të mbajtur vetën të motivuar, kishte vendosur të shkruante një çek, prej 10 milion dollarësh që e kishte vendosur datën deri në vitin 1994, dhe e kishte mbajtur gjithmonë në kuletën e tij për inspirim ditor. Në vitin 1994, Carrey është njoftuar se do të i marrë rreth 10 milion dollar për një rol në filmin “Dumb and Dumber”. Sot Carrey është një prej aktorëve kryesor të kinemasë në SHBA, dhe për suksesin e vet thotë se është falë vizualizimit të jetës së tij në këtë mënyrë.
Arnold Schwarzenegger
Kur ishte Arnold i ri dhe atlet, Schëarzenegger ka shfrytëzuar fuqinë e visualizimit për të arritur objektivat e veta. “Unë kisha një ide fikse se si të formoja trupin tim” kishte thënë ai. Më vonë kur prej aktrimit kishte dalë në politikë, Schëarzenegger kishte thënë që kishte shfrytëzuar truke mentale në të njëjtën mënyrë. Ajo se çka unë bëjë është të krijoj një vizion se çka dua unë të bëhem – dhe pastaj e përjetoj gjithë atë proces sikur kjo të jetë me të vërtet duke ndodhur, ose sikur të jetë e vërtete.
Oprah Winfrey
Një prej grave më të fuqishme të medias që ka dalë nga varfëria për të u kthyer në një prej grave më të fuqishme dhe më të pasura të botës, mund të jetë personi që më së shumti beson në fuqinë e Ligjit të tërheqjes. Ky premtim edhe kjo formë e të menduarit ka filluar qysh prej që ka qenë e vogël: si fëmijë ka menduar përderisa i ndihmonte gjyshes së vet në punë, ajo e përsëriste gjithmonë në vete këtë “Jeta ime nuk do të jetë kështu. Jeta ime do të jetë më e mirë”/
Will Smith
Një fans dhe mbrojtës i madh i Ligjit të Tërheqjes është edhe aktori i famshëm Will Smith. Aktori i famshëm thotë se të menduarit pozitiv ka bërë që ai të arrijë lumturinë. “Në mendjen time unë gjithmonë kam qenë një yll Hollywood-i. Vetëm se të gjithë ju nuk e keni ditur ende.